Trajneri i Dritës pas humbjes ndaj Gjilanit: Në fushë nuk fitoi skuadra më e mirë

Gjilani e ka fituar derbin e qytetit duke e mposhtur Dritën me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 31-të Superligës së Kosovës në futboll.
Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu pas ndeshjes derbin e anamoravës ka cilësuar si ndeshje e madhe, raporton KALLXO.com nga Gjilani.
Ndërsa i njëjti shprehu dëshpërimin e tij për rastet e pashfrytëzuara gjatë pjesës së parë.
“Në pjesën e parë krijuam shumë raste, mirëpo mungoi finalizimi, si dhe situatë e njëjtë u shfaq edhe në pjesën e dytë kur nuk arritëm të realizonim nga rastet tona” tha Nuhiu.
Trajneri i Dritës vlerësoi shumë mundin dhe kontributin e lojtarëve të Dritës, “futbollistët dhanë shpirtin në fushë, por sot nuk fitoi ekipa më e mirë në fushë”.
Sipas trajnerit Nuhiu titulli është në dorën e Dritës.

“Kemi gjithçka në dorën tonë, sepse jemi të parët dhe duhet përqendrim maksimal në ndeshjet e radhës”, ka thënë Nuhiu.
Humbja në derbin e qyteti për trajnerin e Dritës Nuhiu nuk ndikon negativisht sepse Drita mbetet në vend të parë, ndërsa kjo humbje duhet të harrohet sa më shpejt.
Rastet e humbura nga Sulmuesi Betim Haxhimusa trajneri Nuhiu tha se janë shenja pozitive kur sulmuesi del në raste për shënim por se i mungoi finalizimi i saktë para portës.Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit Drita përkundër humbjes mbetet lider me 65 pikë, me këtë fitore Gjilani i është afruar në vetëm 1 pikë dallim rivalit të qytetit.
Ballkani ka dështuar të barazohet me pikë me Dritën pasi që ka barazuar 2 me 2 në ndeshje me Prishtinën, kurse deri në minutën e 60-të ishte duke udhëhequr me rezultat 2 me 1.

Kampionatin apo garat evropiane, cilën e preferon trajneri i Gjilanit?