Trajneri i Drenicës flet pas humbjes nga Gjilani

Drenica ka pësuar humbje me rezultat 1-0, nga Gjilani, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka deklaruar se humbja ndaj Gjilanit nuk e ka mërzitur pasi e kanë dominuar.

“Humbja gjithmonë të mërzit, mirëpo kjo ndaj Gjilanit (1-0) aspak. Ne dominuam kundërshtarin nga fillimi i ndeshjes deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit”, ka thënë Devolli.

Ai ka thënë se nuk është e lehtë të luajnë ndaj një kundërshtari siç është Gjilani.

“Patëm mundësi të shumta për të shënuar, teksa goditëm edhe shtyllën. Nuk është lehtë të luash këso ndeshje ndaj një kundërshtari si Gjilani që ka shumë futbollistë dhe atë të mirë paguar”, tha Devolli pas ndeshjes.