Trajneri i Dortmundit: Lojtarët po luajnë më mirë pa praninë e tifozëve

Borussia Dortmund i ka shënuar dy fitore nga dy ndeshje, pas rifillimit të Bundesligës pa praninë e tifozëve, shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Borussia Dortmund pozicionohet në vendin e dytë me 57 pikë, katër pikë më pak se Bayerni që është lider i Bundesligës.

Trajneri i Dortmundit, Lucien Favre, pas fitores së Dortmundit me rezultat 2-0, ndaj Wolsfburgut, ka deklaruar se lojtarët e tij po luajnë më mirë pa praninë e tifozëve.

“E shfaqëm që në fillim të ndeshjes dëshirën e madhe për të fituar ndeshjen dhe e merituam plotësisht. Më pëlqeu shumë pjesa e parë, e menaxhuam shumë mirë. Mungesa e tifozëve? Më mirë kështu, lojtarët nuk kanë presion dhe ndihen më mirë“, ka deklaruar Lucien Favre.

Dortmund të martën e pret Bayernin në “Signal Iduna Park” prej orës 18:30, ndeshje që luhet në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesligë.

Ndeshjet në Bundesligë janë duke u luajtur pa praninë e tifozëve deri në përfundimin e sezonit.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!