Trajneri i Bayernit infektohet me COVID-19

Trajneri i Bayern Munich, Jualian Nagelsamm ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Ka bërë e ditur klubi gjerman përmes llogarisë së tyre në Twitter.

‘’Julian Nagelsmann rezultoi pozitiv me COVID-19, pavarësisht vaksinimit. Ai do të kthehet në Munich  veçmas nga ekipi dhe do të izolohet në shtëpi’’ thuhet në komunikatën e klubit.

Julian Nagelsmann i është bashkuar ekipit të Bayern Munich nga ekipi Leipzing këtë sezone gjatë stinës së verës.

Ai pritet që të mungojë në ndeshjen e ditës së shtunë që Bayern e zhvillon kundër Hoffenhaim në kuadër të Bundesligës.