Trajneri i Ajaxit tregon se a do t’i bashkohet Barcelonës

Barcelona nuk e ka nisur mirë sezonin 2020/2021 në të gjitha garat.

Blaugranët i kanë dy fitore dhe dy barazimi nga katër ndeshje në La Liga duke i grumbulluar tetë pikë.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman nuk e nisi mirë sezonin as në Ligën e Kampionëve duke u mposhtur me rezultat 0-3 nga Bayern Munchen.

Mediat spanolle kanë shkruar se janë katër trajner në listën e Barcës për ta zëvendësuar Koemanin, si Andrea Pirlo, Xavi, Antonio Conte dhe Erik ten Hag.

Erik ten Hag ka folur për ESPN duke thënë se është i zënë me Ajaxin duke i quajtur spekulime zërat për ta marrë drejtimin e Barcës.

“Interesimi nga Barcelona? Çfarë kam të bëjë unë me gjithë këtëe? Jam i zënë me Ajax. Këto spekulime mund te jene qejf për ju, por jo për mua”, ka thënë Erik ten Hag.