Trajneri dhe tetë lojtarë të Gjilanit dalin negativ në testet për coronavirus

Klubi i Gjilanit, ka njoftuar se tetë futbollistë dhe trajneri Gentian Mezani, kanë kryer testet për COVID-19, dhe kanë rezultuar negativ.

Futbollistët Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu dhe kryetrajneri Gentian Mezani, sot kanë kryer testet nga Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, duke rezultuar negativ në testet për coronavirus.

Po ashtu skuadra e Gjilanit ka njoftuar se edhe dy futbollistët nga Mali i Zi, Muhamed Useini dhe Darko Nikaç, kanë rezultuar negativ në testet për COVID-19.

“Sot, futbollistët tanë Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu dhe kryetrajneri Gentian Mezani, kanë kryer testet për COVID-19 dhe të cilët të gjithë kanë rezultuar negativ.Testet e kryera sot, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, u japin dritën e gjelbërt futbollistëve dhe kryetrajnerit, që pas një jave në izolim në qendrën studentore në Prishtinë, të lirohen dhe të vazhdojnë izolimin në shtëpitë e tyrë. Gjithashtu pas testimeve të kryera ditën e djeshme në Maqedoni dhe Mal të Zi, kanë rezultuar negativ edhe futbollistët, Muhamed Useini dhe Darko Nikaç”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Gjilanit.