Tovërlani pas fitores ndaj Llapit: Nuk do të jetë e lehtë dalja në Europë

Feronikeli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli pozicionohet në vendin e pestë me 43 pikë, duke iu afruar kreut të tabelës që ia mundëson daljen në garat europiane.

Tovërlani ka deklaruar pas ndeshjes se do to të jetë e lehtë dalja në garat europiane për skuadrën e tij.

“Nuk do të jetë e lehtë dalja në Evropë dhe ne do të luftojmë derisa matematika të na lejonë, madje që më herët është dashur të kryejmë ndeshjen e sotme, por dështuam në disa raste të mira”, tha Tovërlani.

Ish-trajneri i disa skuadrave kosovare ka thënë se e kanë merituar e sotme ndaj Llapit.

“Në pjesën e dytë insistuam me shumë dhe mendojë që e merituam fitoren, pasi që dhamë gjithçka nga vetvetja”, ka thënë Tovërlani për Super Sport Kosova.