Tovërlani: Feronikeli nuk mund të krahasohet me potencialin që ka skuadra e Ballkanit

Feronikeli u eliminua nga gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës, pas barazimit 1-1, si vendas ndaj Ballkanit.

Kampionët aktual të Kupës së Kosovës, triumfon në këtë garë e shihnin si mundësinë më të mirë për të dalë në garat europiane siç është parakualifkimi për Ligën e Europës.

Nikli barazoi me rezultat 0-0, në Suharekë ndaj Ballkanit, kurse goli si mysafir i skuadrës së Ismet Munishit, e eliminoi skuadrën nga Drenasi.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Feronikelit Afrim Tovërlani.

Tovërlani ka thënë se kishin mungesa të mëdha në këtë ndeshje dhe se nuk mund të krahasohen me potencialin që e ka Ballkani.

“Kishim mungesa shumë të theksuar, dy mesfushorët kryesore Bojkun dhe Thaçin nuk i kishim shkaku i kartonëve, pastaj Islami tashmë i lënduar edhe portieri Troshupa i cili ka kartonë, ky ka qenë gjithë kapaciteti që kemi pasur. Gjithë arsenalin që kemi pasur e kemi shfrytëzuar, me potencialin që e ka Ballkani sot, ne nuk mundemi të krahasohemi si Feronikel. Ndeshja është kryer në ndeshjen e parë, ku nuk i kemi shfrytëzuar rastet që i kemi pasur dhe këtu ka qenë më vështirë”, ka thënë Afrim Tovërlani për Super Sport Kosova.

Ismet Munishi flet pas kualifikimit të Ballkanit në finale të Kupës së Kosovës