Tottenhami mposht me lehtësi Norwichin

Tottenhami ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Norwichit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.

Sulmuesi brazilian Lucas Moura shënoi për 1-0 në minutën e 10-të.

Për 2-0 shënoi mbrojtësi Sanchez në minutën e 67-të.

Për rezultatin përfundimtar 3-0 shënoi Son në minutën e 77-të pas asistimit të Davies.

Pas kësaj fitoreje Tottenhami ngjitet në vendin e pestë me 25 pikë.

Kurse, Norwichi mbetet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë.