Tottenhami mposht Manchester Cityn dhe merr kreun e tabelës (VIDEO)

Tottenhami ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Manchester Cityt, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në Premierligë.

Heung Min-Son, shënoi për 1-0, në minutën e 5’, pas asistimit të Ndombeles.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

Për 2-0, shënoi Giovani Lo Celso në minutën e 65’.

Pas kësaj fitoreje Tottenhami është pozicionuar në vendin e parë me 20 pikë.

Kurse, Manchester City në vendin e 10-të me 12 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.