Tottenhami kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup (VIDEO)

Tottenhami ka shënuar fitore me rezultat 1-3, ndaj Stoke Cityt në kuadër të çerekfinales në Carabao Cup.

Gareth Bale shënoi për 0-1, në minutën e 22’.

Stoke e barazoi rezultatin në minutën e 53’ me Thompsonin.

Davies e riktheu epërsinë e mysafirëve në minutën e 70’.

Për 1-3, shënoi Harry Kane në minutën e 81’.