Tottenhami i Jose Mourinhos në krizë të rezultateve

Jose Mourinho e kishte marrë drejtimin e Tottenhamit me 20 nëntor, duke nënshkruar kontratë deri në fundin e sezonit 2023.

Portugezi kishte ardhë si zëvendësues i Mauricio Pochetinos, i cili ishte shkarkuar pas rezultateve të dobëta me londinezët.

Mourinho e kishte gjetur Tottenhamin në vendin e 14 në Premierligë.

Sa i përket Premierligës, Tottenhami ka pësuar ngritje, pasi momentalisht pozicionohet në vendin e shtatë me 40 pikë, pesë pikë mbrapa vendit të katërt që e dërgo në Ligën e Kampionëve.

Por, Tottenham në dy ndeshjet e fundit në Premierligë ka pësuar humbje nga Chelsea dhe Wolvesi, që e kanë lënë mbrapa në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Finalisti i Ligës së Kampionëve, po ashtu ka pësuar humbje në vend të vet nga Leipzigu në kuadër 1/8 së finales.

Goditja e fundit për Spurs dhe Mourinhon erdhi të mërkurën mbrëma, pasi u eliminua nga FA CUP, nga skuadra e Norwichit në penallti.

Se Tottenhami është në krizë të rezultateve tregon edhe forma e Norwichit i cili pozicionohet në vendin e fundit në Premierligë, me 5 fitore, 6 barazime dhe 17 humbje.

Sot, gazetat angleze kanë shkruar se Mauricio Pochetino, mund të kthehet në Tottenham nëse vazhdon forma e dobët e Mourinhos me klubin londinez.