Tottenhami befasohet nga Antwerpi (VIDEO)

Tottenhami ka pësuar humbje me rezultat 1-0, nga skuadra belge Antwerp, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Europës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Lior Rafaelov në minutën e 29’.

Jose Mourinho i bëri pesë zëvendësime në pjesën e dytë, por nuk ia arriti që të marrë asnjë barazim në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Antwerp pozicionohet në vendin e parë me gjashtë pikë në Grupin J.

Tottenhami mbetet në vendin e dytë me tri pikë.

PËR TA PARË GOLIN KLIKONI KËTU.