Tottenham merr lajm të keq për lëndimin e Harry Kane

Skuadra e Tottenhamit ka marrë lajm të keq për lojtarin kryesor të tyre, Harry Kane.

Harry Kane kishte pësuar lëndim në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Southamptonit në Premierligë.

Klubi i Tottenhamit ka njoftuar se kapiteni i Anglisë duhet të operohet në këmbën e majtë.

Kane pritet të rikthehet në muajin prill në stërvitje me Tottenhamin, që i bie se do të mungoj për rreth 4 muaj për skuadrën e Jose Mourinhos.