Tottenham ia ndan Mourinhos 145 milionë euro për transferime në merkaton e verës

Tottenham pritet të bëj revolucion në skuadër në afatin kalimtar të verës.

Nga londinezët pritet të largohet Harry Kane, për të cilin janë interesuara skuadra të mëdha si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Gazeta gjermane, BILD, shkruan se Tottenham i ka ndarë 145 milionë euro për merkaton e verës.

Jose Mourinho synim kryesor e ka sulmuesin e Leipzigut, Marcel Sabtizer.

Tottenham dëshiron transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Youces Atal nga Nice, mbrojtësin e krahut të majtë, Jamel Lewis nga Norwichi, Eder Militaon nga Real Madridi dhe mesfushorin francez të Valencias, Geofrey Kondogbia.