Totenhami tregohet i fortë për Arsenalin (VIDEO)

Tottenhami e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1, duke triumfuar në derbin e Londrës së Veriut, në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me një supergol të Alexandre Lacazette në minutën e 16’ pas asistimit të Granit Xhakës.

Spurs e barazuan rezultatin me Son-Heung-Min në minutën e 19’.

Golin e fitores për vendasit e shënoi mbrojtësi belg, Toby Alderweirled në minutën e 81’.

Pas kësaj fitoreje Tottenhami ngjitet në vendin e tetë me 52 pikë.

Kurse Arsenali zbret në vendin e nëntë me 50 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.