Torino bëhet me trajner të ri

Torino ka njoftuar se ka emëruar trajner të ri Davido Nicolan, në vend të shkarkuarit Marco Giampaolo.

Giampaolo u shkarkua nga Torino, pas barazimit 0-0, të dielën ndaj Spezias.

Torino nga 18 ndeshje i ka grumbulluar vetëm 13 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 18-të, vend i cili e dërgon në Serie B.

Kujtojmë se te Torino luan Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani, të cilët paraqiten te Kombëtaria e Kosovës.