"Torcidat” distancohen nga sulmi në Pejë

Tifozët e klubit basketbollistik Trepça kanë dalë me një komunikatë për media pas ngjarjes në Pejë.

Sipas tyre, ata nuk qëndrojnë prapa këtij incidenti.

“Tifo grupi ynë bën me dije që distancohet nga ky incident pasi që ne kemi dal nga palestra menjëherë, policia ka urdhëruar të nisemi për Mitrovicë”, thuhet në reagimin e tifozëve nga Mitrovica.

Tifo grupi “Torcida” është shprehur se ata nuk sulmojnë lojtarë.

“Për dallim nga disa pseudo tifo grupe ne nuk sulmojmë lojtarë, po harroni që TREPÇËS ju kanë sulmuar lojtarët në parket në Pallatin e Rinis në prishtinë”, thuhet tutje në komunikatë.

Reagimi vjen pas lajmit se tifozë të KB Trepça kanë sulmuar autobusin e KB Prishtina sonte në Pejë.