Toornstra: Mund të hasim në vështirësi ndaj Dritës, ata duan të luajnë futboll

Mesfushori i Feyenoordit, Jens Toornstra, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Dritës.

Toornstra ka zbuluar se i kanë analizuar lojërat e Dritës. Ai i ka thurur elozhe skuadrës të Dritës, duke thënë se luajnë mirë skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu.

“Ju mund të hasni në vështirësi ndaj çdo kundërshtari, por kjo vërtet varet nga ne që ta parandalojmë këtë. Ne i analizuam ata përmes video-analizës bashkë me asistentin Marino Pusic dhe skautin tonë. Drita ka një skuadër që mundohet të bëjë futboll të mirë, por gjithashtu janë të rrezikshëm në kundërsulme. Unë i pashë ata duke luajtur ndaj një skuadre herën tjetër, ajo çfarë dua të them është se ata nuk duhet nënvleftësuar në asnjë moment”, ka thënë Jens Toornstra.

Drita – Feyenoord, luhet të enjten nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Ajzeraj optimist para takimit ndaj Feyenoordit