
Tomori bind Milanin
02.3.2021 - 17:39
Milani u përforcua në afatin kalimtar të janarit me mbrojtësin anglez Fikayo Tomori nga Chelsea, i cili erdhi në formë huazimi deri në fundin e këtij viti.
Mbrojtësi anglez pati paraqitje fantastike të dielën në ndeshjen ndaj Romës.
Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit të mbrojtësit anglez, Tuttosport shkruan se Rosonerët kanë nisur kontaktet me Chelsean për blerjen përfundimtare të tij.
23 vjeçari u huazua te Milani me opsion blerje për 28 milionë euro, por italianët shpresojnë që anglezët t’i ulin kërkesat e tyre për Tomorin.
Në javët në vazhdim pritet të qartësohet për të ardhmen e mbrojtësit anglez i cili e ka bindur trajnerin e Milait, Stefano Piolin me paraqitjet e tij.