“Tokio 2020”, Brazili mposht Gjermaninë

Brazili i ka nisur mbarë garat në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e mposhtur Gjermaninë me rezultat 4-2.

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison, ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke shënuar hat-trick.

Brazili kaloi në epërsi në minutën e 7’ me Richarlisonin.

24 vjeçari shënoi për 2-0, në minutën e 22’.

Për 3-0, Richarlison shënoi në minutën e 30’ duke e kompletuar hat-trickun e tij.

Cuhna i Brazilit e humbi penalltinë në minutën e 45+1’.

Gjermania e ngushtoi epërsinë në minutën e 57’ me Amirin.

Ragnar Ache shënoi për 3-2 në minutën e 84’.

Paulinho shënoi për 4-2 në minutën e 90+5’.