“Tokio 2020”, Australia triumfon ndaj Argjentinës

Australia ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Argjentinës, në kuadër të fazës së grupeve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020.

Sulmuesi Lachlan Wales e kaloi Australinë në epërsi në minutën e 14’.

Argjentina mbeti me një lojtar më pak në minutën e 45+3’, pasi Ortega u ndëshkua me karton të kuq.

Marco Tillo i Australisë shënoi për 2-0, në minutën e 80’ për t’i dhënë fund çështjes së fituesit.

Pas kësaj fitoreje Australia është liderë e grupit me tri pikë, kurse Argjentina në vendin e fundit me zero pikë.