Tirana eliminohet nga Liga e Europës pas humbjes nga Young Boys  

Tirana është mposhtur me rezultat 3-0, nga skuadra zviceriane Young Boys, ndeshje e vlefshme për play-off-in në Ligën e Europës.

Zvicerianët kaluan në epërsi në minutën e 42’ me Fassnchatin duke shënuar me kokë pas asistimit të Ngamaleut.

Për 2-0, shënoi Nsame në minutën e 52’.

Përsëri për rezultatin 3-0, shënoi Nsame në minutën e 64’.

Për Tiranën u përkeqësuan punët më shumë pasi në minutën e 67’ Torassaa u ndëshkua me karton të kuq.