Tifozit që i veshi Shaqirit xhaketën me emblemë të UÇK-së i ndalohet hyrja në stadiume në Zvicër

Tifozi që ia veshi Xherdan Shaqirit xhaketën me emblemën e UÇK-së iu është ndaluar hyrja në stadiume të futbollit në Zvicër.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Zvicrës në Tëitter.

Në reagimin e Federatës së Zvicrës e ka quajtur të papranueshëm që stadiumet e futbollit dhe intervistat të përdoren për propaganda politike.

FFZ e ka cilësuar shembullore sjelljen e Shaqirit.

Shaqiri ishte duke u intervistuar pas ndeshjes ndaj Iralandës së Veriut, ai e largoi xhaketën duke e mbajtur në dorë dhe duke buzëqeshur.

“Është e papranueshme, që personat keqpërdorin stadiumet e futbollit, e në këtë rast edhe intervistën e një futbollisti pas ndeshjes, për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk u përgjigj. Personi fajtor u mor në pyetje nga Policia dhe atij i është vendosur një ndalim i hyrjes në stadiume”, ka njoftuar Federata e Zvicrës.

VIDEO – Shaqiri gjatë intervistës për televizionin publik zviceran vishet me emblemën e UÇK-së