Tifozi turk pas huqjes së Falcaos: Ky njeri nuk krahasohet me Muriqin, do të ishte një turp

Galatasaray fitoi 1-0 ndaj Kasimpasa duke marrë tre pikë të rëndësishme.  Padyshim që heroi ishte Radamel Falcao, që shënoi gol pas 38 minutash debutim, duke i dhënë toren e parë “Luanëve”.

Gjithsesi në minutën 84’, sulmuesi kolumbian pati një tjetër shans të artë. Ryan Babel i dha një pasim që e nxori të vetëm përballë portierit, por Falcao nuk u tregua aq i shpejtë sa duhet dhe mbrojtësi kundërshtar iu afrua. Në tentativë për të pasur sërish tek Babel, e nxori topin jashtë vijës fundore duke humbur një mundësi të artë.

Këtë e ka kapur menjëherë një tifoz turk, që foli hapur: “Për muaj me radhë është bërë krahasimi i Falcao me Vedat Muriqin. Seriozisht ka qenë një gabim i madh, sepse ky njeri nuk krahasohet me Muriqin, do të ishte një turp”