
FOTO - Atdhe Mulla
Tifozi anglez: Kosova vendi më i mirë, me 30 euro i kam pirë 20 birra dhe kam ngrën tri herë bukë
Të dielën prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtinë, luhet ndeshja Kosovë – Angli, ndeshja e fundit për eliminatoret e “Euro 2020”.
Në sheshet e Prishtinës, por edhe në lokale ka filluar një fushatë mikpritje për tifozët anglez me mesazhe të ndryshme, pasi kjo kombëtare ishte fyer në kore raciste nga tifozët bullgar dhe ata malazez.
E për këtë shumë tifoz anglez kanë zbarkuar në Prishtinë disa ditë më herët që ta shijojnë bukurinë e Kosovës.
Njëri prej tifozëve anglez Josh Pownall, ka shkruar në Twitter, se Kosova është vendi më i mirë në planet dhe se me 30 euro i ka pirë rreth 20 birra dhe ka ngrënë bukë tri herë.
“Kam ngrënë tri vakte dhe kam pirë rreth 20 birra. Kam shpenzuar vetëm 30 euro. Kosova është vendi më i mirë në planet”, ka shkruar tifozi Josh Pownall në ‘Twitter’.
Had 3 meals and about 20 beers and spent about 30 euro, Kosovo is the best place on earth?????????????????????????????? #englandaway
— Josh Pownall (@JoshPownall_) November 16, 2019