Theo Hernandez rezulton pozitiv me COVID-19

Futbollisti i AC Milan, Theo Hernandez ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përmes faqës zyrtare të klubit, Milan ka njoftuar se lojtari francez ka rezultuar pozitiv pas kthimit nga kombëtarja franceze.

Deri më tash, Theo ka bërë paraqitje shumë të mirë për Milanin, pas shtatë ndeshjeve për klubin e Milanit ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime.

Theo Hernandez është transferuar nga Real Madrid në sezonin 2019/2020.