Tetë gola në ndeshjen Atalanta – Brescia (VIDEO)

Atalanta ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-2, ndaj Brescias, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në Serie A.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer mesfushori kroat, Mario Pasalic duke shënuar hat-trick.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi me Pasalicin në minutën e 2’.

Brescia e barazoi rezultatin në minutën e 8’ me Torregrossan.

Marten de Roon shënoi për 2-0, në minutën e 25’.

Për 3-0, shënoi sulmuesi Ruslan Malinovsky në minutën e 28’.

Duvan Zapata shënoi për 4-0, në minutën e 30’.

Në pjesën e dytë Mario Pasalic shënoi dy gola të shpejtë për rezultatin 6-0, dhe për ta kompletuar hat-trickun e tij.

Brescia golin e dytë e shënoi me Nikolas Spalekin.

Pas kësaj fitoreje Atalanta ngjitet në vendin e dytë me 70 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.