Tërhiqet shorti për ndeshjet e gjysmëfinales të Kupës së Kosovës

Është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, në zyret e FFK-së.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar klubet si: Prishtina, Ballkani, Feronikeli dhe Drenica.

Skuadra e Prishtinës do të përballet me Drenicën, kurse Ballkani me Feronikelin.

Ballkani ndeshjen e parë do ta luaj si vendas në Suharekë.

Kurse, Prishtina do të jetë mysafire e Drenicës në Skenderaj në ndeshjen e parë.

Ndeshjet e para do të luhen me 8 prill, ndërkaq ato kthyese me 22 prill.