Tërhiqet shorti për ndeshjet e çerekfinaleve në Kupën e Kosovës

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në praninë e anëtarëve të Komisionit të Garave, është tërhequr shorti për ndeshjet e çerekfinales në Kupën e Kosovës.

Edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje, derisa në gjysmëfinale luhet me sistemin vajtje- ardhje.

Ndeshjet do të zhvillohen me 8 dhe 9 shkurt 2020.

Më poshtë mund t’i shihni çiftet e çerekfinaleve:
Drenica – Gjilani
Dukagjini – Ballkani
Liria – Feronikeli
Prishtina – Vushtrria