Tërhiqet shorti për ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

Sot është tërhequr shorti për ndeshjet e 1/8 se finales në Kupën e Kosovës.

Në këtë fazë të Kupës së Kosovës, ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës ’89.

Kurse, kampioni në fuqi, Feronikeli, do të ketë punë të lehtë në këtë fazë, pasi do të përballet me skuadrën nga Liga e Dytë, FC A&N.

Gjilani do të përballet me 2 Korrikun, kurse Prishtina do të luaj ndaj Arbërisë.

Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, priten të zhvillohen me 7 dhe 8 dhjetor të këtij muaji.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha çiftet e kësaj faze:

Çiftet e 1/8 së finales:

Feronikeli – A&N

Drenica – Dardana

Vitia – Dukagjini

Trepca – Vushtrria

Gjilani – 2 Korriku

Arbëria – Prishtina

Ballkani – Trepça ‘89

Liria – Ferizaj