Tërhiqet shorti për 1/16 në Ligën e Kampionëve

Sot është tërhequr shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjet e 1/16-tës së finales do të na sjellin ndeshje interesante.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Barcelonë dhe Paris Saint-Germain.

Po ashtu ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Atletico Madridit dhe Chelseat.

Juventusi do të ketë punë të lehtë ndaj Portos. Kurse, Reali do të luajë ndaj skuadrës italiane Atalatna.

Ndeshjet e para do të zhvillohen 16 dhe 17 shkurt, kurse ato të kthimit do të zhvillohen me 16 dhe 17 mars.

Finalja e madhe e këtij sezoni në vitin 2021 do të zhvillohet në Stamboll.

Më poshtë mund t’i shihni përballjet e 1/16-tës së finales në Ligën e Kampionëve:

 

Borussia Monchengladbach – Manchester City

Lazio – Bayern Munchen

Atletico Madrid – Chelsea

RB Leipzig  – Liverpool

Porto – Juventus

Barcelona –  Paris Saint- Germain

Sevilla – Dortmund

Atalanta – Real Madrid