Tërhiqet shorti për 1/16 e finales në Kupën e Kosovës

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është tërhequr shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës.

10 klubet e Superligës dhe 3 skuadrat e para në Ligën e Parë janë përfshirë në vazon e parë, kurse skuadrat e tjera në vazon tjetër.

Skuadrat e Superligës priten të kenë punë të lehtë me klubet e Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë.

Ndeshjet do të luhen me sistemin e eliminimit direkt.

Ndeshjet e 1/16-tës së finales do të luhen më 16 dhe 17 dhjetor nga ora 13:00.

Besa – Istogu
Vushtrria – Drenica
Flamurtari – Drenasi
Prizreni – Feronikeli
Vitia – Ferizaj
Onix – Llapi
Ulpiana – Liria
Vëllaznimi – Trepça ‘89
FC A&N – Kika
Vllaznia Pozheran – Dukagjini
Drita – Trepça
Kosova VR – Prishtina
Gjilani – KEK-u
Ramiz Sadiku – Arbëria
Malisheva – 2 Korriku
Dardana – Ballkani