Tenis, Kosova e gatshme për Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Kosovës është e gatshme për Kampionatin Botëror në tenis i cili mbahet nga 15 qershori deri më 19 qershor.

Kosova gjendet në Grupin C dhe do të përballet me Kombëtare si Lituania dhe Nigeria.

“Dardanët”  në këtë kampionat do t’i përfaqësohen nga Adrijana Lekaj, Donika Bashota, Vesa Gjinaj dhe Aja Broqi në krye me kapitenin Osman Reçica.

Për t’u kualifikuar tutje Kosova duhet të jetë lider i grupit.

Në këtë kampionat botëror do të marrin pjesë 21 shtete nga e gjithë bota.

Kampionati Botëror do të luhet në SEB Arena në Vilinus të Lituanisë.