Televizioni anglez me reportazh emocionues për Kosovën (VIDEO)

Sukseset e Kombëtares së Kosovës në futboll, kanë qenë temë diskutimi në mediat botëror gjatë tërë javës.

“Dardanët”, të martën në mbrëmje u përballen me Anglinë, ndeshje të cilën e humbën me rezultat 5-3, por treguan lojë shumë të bukur dhe karakter të lartë në fushë.

Kosova në këtë ndeshje u përkrah nga shumë tifozë në Southampton, të cilët nuk u ndalën për asnjë minutë duke i përkrahur djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes.

Televizioni anglez,. ITV, ka bërë një reportazh emocionues ër Kombëtares e Kosovës.

ITV, ka bërë një ndërlidhje për historinë e Kosovës, në kohën e luftës në vitet 1999-200, ndërhyrjen e NATO-s dhe krijimin e ekipit kombëtar.

Më poshtë mund të ndiqni reportazhin e realizuar nga ITV.