
Të shtunën mbahet gara e shenjëtarisë Kupa ‘Shaip Zeneli’
17.3.2023 - 22:50
Organizuar nga Federatat e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës dhe Klubin e Shenjëtarisë, “Zenel Hajdini”, nesër (e shtunë) në Prishtinë mbahet gara Kupa “Shaip Zeneli”.
Gara nis në ora 10:00 dhe zhvillohet në disiplinat me pushkë ajrore 10m, në të gjitha kategoritë.
Kjo garë mbahet në Poligonin e shenjëtarisë sportive në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.