Foto: Federata e Basketbollit të Kosovës

Të mërkurën Kosova kundër Britanisë së Madhe në basketboll

Të mërkuren në sallën ‘Minatori’ të Mitrovicës, basketbollistët e Kosovës i pret beteja e madhe kundër Britanisë së Madhe.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për kualifikimet në Eurobasket 2021.

Në ndeshjen e fundit Kosova ka humbur me rezultat 88 me 80 kundër Luksemburgut.

Pas ndeshjes të ditës së mërkurë, Kosova do ta pres përsëri Luksemburgun më 14 gusht dhe pastaj do të jetë mysafir i Britanisë së madhe më 17 gusht.

Kosova gjendet në grupin G, së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe. Luksemburgu kryeson grupin me 2 pikë, Kosova radhitet e dyta me 1 pikë kurse Britania e Madhe është e treta me 0 pikë pasi ende nuk është ndeshur me asnjërën nga dy kombëtaret.

Ndeshja kundër Britanisë së Madhe do të zhvillohet të mërkuren në 20:30.