Te Juventusi nuk ka raste me coronavirus

Kampioni i Italisë, Juventus, këtë javë i ka rifilluar stërvitjet në grup nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarrit.

Stërvitjet me bianconerët i ka filluar edhe Cristiano Ronaldo në qendrën stërvitore Continassa.

“zonja e vjetër”, përmes një njoftimi për media, ka njoftuar se të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ në testet për coronavirus.

“Tani për disa ditë, lojtarët e Juventusit po zhvillojnë seanca stërvitore individuale në grupe të vogla, duke mbajtur të gjithë distancë. I gjithë ekipi iu nënshtrua testeve diagnostikuese të cilat u kthyen me rezultate negative; në ditët e ardhshme trajnimi do të rifillojë në grupe më të mëdha”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.

Të vetmit lojtarë që priten t’i bashkohen në stërvitje Juventusit janë Gonzalo Higuaini dhe Adrien Rabiot.

Kujtojmë se te Juventusi kanë qenë të infektuar me coronavirsu, Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala, tashmë të tre këta lojtarë janë shëruar plotësisht dhe janë kthyer në stërvitje.