Te Interi nuk ka raste me coronavirus

Klubi i Interit, ka njoftuar se të gjitha testet e lojtarëve dhe stafit për coronavirus kanë dal negative.

“FC Internazionale Milano njofton se gjitha rezultatet nga testet mjekësore të së dielës të cilave i janë nënshtruar lojtarët e klubit, stafi i trajnerëve, stafi menaxhues dhe pjesa tjetër e grupit, kanë dal negative”,  thuhet në komunikatën e Interit.

Skuadra e Interit pritet t’i kthehet stërvitjeve në grup prej të hënës.

Serie A, pritet të rifillojë më 13 qershor, nëse nuk përkeqësohet situata në Itali.