Të gjithë futbollistët e Superligës do të testohen për coronavirus

Klubet e Superligës së Kosovës në futboll, këtë javë kanë rifilluar më stërvitje që të përgatiten për rifillimin e sezonit.

Të mërkurën futbollisti i Dritës, Izair Emini u diagnostikua me coronavirus.

Federata e Futbollit e Kosovës, sot ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, do të fillojnë testimin e të gjithë futbollistëve dhe stafeve të klubeve të Superligës për COVID-19, para se të nis futbolli.

Federata e Futbollit e Kosovës, sot ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, do të fillojnë testimin e të gjithë futbollitëve dhe stafeve të klubeve të Superligës për COVID-19.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet, futbollistët dhe opinionin e gjerë që është në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe shumë shpejt do të fillojë testimi i të gjithë futbollistëve dhe stafeve të klubeve të Superligës për Covid-19”, thuhet në njoftimin e FFK-ës.

Kujtojmë se futbolli në Kosovë do të nis me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës.