
Tariq Lamptey zëvendësues i Bellerinit te Arsenali
04.3.2021 - 09:47
Mbrojtësi krahut të djathtë Hector Bellerin pritet të largohet nga Arsenali në fund të sezonit pasi nuk është i kënaqur nga situata e tanishme te klubi londinez.
Gazetari italian Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Arsenali është duke menduar që tani për zëvendësuesin e spanjollit.
Mbrojtësi i Brightonit, Tariq Lamptey shihet si zëvendësues ideal i spanjollit.
20 vjeçare ka i ka bërë 11 paraqitje në këtë sezon me Brightonin në Premierligë dhe është produkt i akademisë së Chelseat.