Tare thotë se do të jetë katastrofë nëse nuk rifillon Serie A

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka qenë vazhdimisht për rikthimin e Serie A.

Serie A është pezulluar që nga muaji mars për shkak të pandemisë së coronavirusit. Italia është njëri prej vendeve më të goditura me COVID-19.

Serie A, ka vendosur 13 qershorin si datë për rifillimin e Serie A.

Igli Tare në një intervistë për “LA Repubblica”, ka thënë se do të ishte katastrofale nëse nuk rifillon Serie A.

“Ne do të tentojmë të fitojmë titullin nëse rikthehet Serie A, nëse jo, atëherë do të tentojmë sërish vitin e ardhshëm. Ata që thonë se nuk mund të përfundojmë kampionatin vetëm për interesa personale, ata nuk kanë kuptuar gjë. Futbolli i siguron jetesën 370 mijë njerëzve, nëse ndalet, do të jetë rënia për shumë dhe Italia do të humbasë një pjesë të historisë së saj. Do të jetë katastrofë sociale. Ndalimi nënkupton, gati sigurt, se nuk mund të rikthehemi edhe në shtator. Shumë muaj mos aktivitet do të jenë të papërballueshme. Ata që na kanë zili dhe mendojnë se futbolli është vetëm Serie A e kanë gabim, pasi mijëra njerëz dhe familje punojnë këtu. Ne kemi detyrë t’i mbrojmë ata”, ka deklaruar Tare.

Shefi mjekësor i Lazios, Ivo Pulicni ka thënë se protokolli që kërkon që gjithë grupi të futet në karantinë nëse një lojtar infektohet me coronavirusi, është çmenduri. Me mendimin e mjekut Ivo Pulcini pajtohet plotësisht edhe Igli Tare.

“Nuk mendoj se ministri i sportit Vincenzo Spadafora, është aq i papërgjegjshëm sa i bën këto me qëllim, por ka qeveri në Evropë që duan të ndihmojnë futbollin. Gjermania, Spanja, Anglia, si shembull. Në Itali nuk është kështu, dhe madje as në Francë, ku kanë anuluar çdo gjë. Mendoj se qeveria franceze do të humbasë shumë raste në gjykatë kundër klubeve. Gjermania ka protokollin më të mirë shëndetësor, shumë teste dhe nëse ka një rast pozitiv nuk izolohet gjithë grupi. Ata luajnë dhe nëse dikush vendos të shkojë në shtëpi, mund ta bëjë këtë, por duhet të paguajë për testet javore për të dhe familjen e tij. Te Lazio, pas testeve serologjike, të gjithë kanë dal negativ dhe asnjë lojtar nuk është larguar nga Roma”, ka thënë Igli Tare.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!