Talenti kosovar 16 vjeçar transferohet në klubin italian

Dren Ternava vetëm 16 vjeçar është transferuar në klubin Italian Parma.

Talenti nga Kosova është transferuar në Parma nga skuadra finlandeze TPS Turku.

Ternava luan në pozitën e mesfushorit.

Po ashtu Ternava në ambientet e klubit Italian është pritur edhe nga legjenda e klubit, Cristian Zacardo.

Në një postim në rrjetin social Instagram, legjenda e klubit Italian i ka uruar mirëseardhje talentit kosovar.

Ternava është shqiptari i tretë që do të veshë fanellën e Parmës, pas Andi Lilës dhe Kastriot Dermakut.

Ternava do të luaj për grup moshat U-17. Ai po ashtu ka qenë pjesë e Kombëtares së Finlandës për grup moshat U-17.