Tahir Batatina thotë se e mposhti me lehtësi Gjilanin

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Gjilanti në kuadër të xhiros së 20-të në Superligë.

Kjo ishte fitoreja e parë për Llapin në sezonin pranveror.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se e kanë mposhtur Gjilanin me shumë lehtësi.

“Nga ndeshja e parë në kupë kemi treguar që jemi më ndryshe në pranverë. Na është dashur kohë të komponohemi dhe tashmë jemi në formën optimale. E kemi mposhtur Gjilanin me shumë lehtësi edhe pse është njëra nga skuadrat më të shtrenjta në Kosovë. Megjithatë, ne morëm shumë seriozisht ndeshjen dhe krijuam shumë raste, me ç’rast e dominuam kundërshtarin dhe me plot meritë e fituam ndeshjen”, deklaroi fillimisht Batatina për “Art Sport”.

Batatina ka thënë se ka tetë vite që e mposht rregullisht Bylbyl Sokolin.

“Tetë vite kam që e mposhti rregullisht Bylbyl Sokolin dhe besoj që do ta vazhdojë këtë ecuri edhe në vazhdim. Këtë fitore dëshiroj të ja dedikoj vajzës time Angesës, e cila mbush 20 vite”, përfundoi Batatina.

Llapi pozicionohet në vendin e shtatë me 23 pikë.

Në xhiron e ardhshme luan si mysafir ndaj Trepçës ’89.