Tahir Batatina në procedurë disiplinore pas debatit me Qeqa Krelanin

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina për shkak të gjuhës së papërshtatshme në drejtim të gazetares së sportit Qeqa Krelani në emisionin sportiv “Sporti Total”, në KTV.

“Gjate debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetares (analistes) së RTK-së, Qëndresa Krelani, e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i FC Llapi, Tahir Batatina. Date:16.04.2021 ora 13:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë se gjuha e përdorur nga Tahir Batatina ndaj Qeqa Krelanit është dënuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe nga Shoqata e Gazetarëve Sportit të Kosovës.