Tahir Batatina: Agim Ademi me mercenarë po e mban të uzurpuar FFK-në

Kuvendi Zgjedhor për anëtarët të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së ka kaluar me shumë polemika.

Fillimisht kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kërkoi mocion votëbesimi nga delegatët e pranishëm në kuvend, por kundërshtimet ishin të mëdha nga delegatët e Llapit, Trepçës ’89, Ballkanit e disa klubeve të tjera.

Më i zhurmshmi ishte trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili insistoi se në kuvend nuk janë ftuar për një mocion të tillë, po për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Kur u ftua të votohej Komiteti Ekzekutiv, Tahir Batatina me delegatë të tjerë e lëshuan kuvendin.

Por, trajneri i Llapit, nuk e ka lënë me kaq, pasi e ka cilësuar kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, si uzurpues.

“Agim Ademi me mercenarë po e mban të uzurpuar Federatën e Futbollit të Kosovës, pa përkrahje të Agim Ademi me mercenar po e mban të uzurpuar Federaten e Futbollit të Kosovës, pa përkrahje të klubeve”, ka shkruar Batatina në Facebook.