Tabela përfundimtare e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë

Të dielën është luajtur xhiroja e 16-të në Ligën e Parë e cila ishte e fundit për sezonin vjeshtor.

Ky kampionat ka qenë shumë interesant gjatë këtyre 16 xhirove, pasi disa ekipe prej fillimit të tij kanë qenë në vend të parë.

Zyrtarisht kampion i sezonit vjeshtor në Ligën e Parë është skuadra e Besës, me 28 pikë, duke i shënuar nëntë fitore, katër barazime dhe tri humbje.

Në vendin e dytë me 27 pikë është skuadra e Arbërisë.

Kurse treshen e përmbyll Liria në vendin e katërt me 26 pikë.

Në këtë sezon dy ekipet e para inkuadrohen në Superligë.

Kurse katër ekipe bien në Ligën e Dytë.

Katër ekipet që rrezikojnë të bien në Ligën e Dytë janë, Vitia në vendin e fundit me 15 pikë, në të parafundit Ramiz Sadiku me 15 pikë.

Kurse në vendin e 14-të dhe të 13-të janë Vllaznia e Pozheranit dhe Vëllaznimi me nga 16 pikë.