Foto; Facebook/ Prishtina

Superliga, sot zhvillohen tre ndeshje të tjera interesante

Edhe zyrtarisht edicioni i ri i Superligës së Kosovës startoi dje me tre ndeshje mjaft interesante.

Feronikeli e nisi mirë rrugën drejt mbrojtjes së titullit, teksa mposhti 4-1 Drenicën.

Llapi gjithashtu fitoi me përmbysje ndaj Vushtrrisë 3-1, ndërsa befasia erdhi nga kryeqyteti ku Flamurtari ndali me barazim Prishtinën 1-1, raporton lajmi.net.

Gjithsesi, gjatë ditës së sotme do luhen edhe tre ndeshjet e fundit të xhiros së parë të Superligës së Kosovës.

Drita, që po cilësohet kandidatë i denjë për titull, takohet në Gjilan ndaj Ferizajit.

Ballkani i Ismet Munishit udhëton te ekipi i sapo inkuadruar në elitë, Dukagjini.

Trepça ’89 e heshtur në merkato takohet me ekipin më aktiv në transferime Gjilanin.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 17:00.