Super Cristiano Ronaldo i pandalshëm,  shënon golin e 800-të në karrierë

Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e dytë për Manchesterin në përballjen ndaj Arsenalit, që po luhet në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.

Portugezi shënoi në minutën e 54-të pas asistimit të Marcus Rashfordit.

Ky ishte goli i 800-të në karrierë për portugezin. Prej këtyre golave Ronaldo i ka shënuar 129 gola për Manchester Unitedin, 5 për Sportingun, 450 për Real Madridin dhe 101 për Juventusin, ndërsa për Portugalinë 115 gola.