Sulmuesi shqiptar Giacomo Vrrioni po shkëlqen në Austri te skuadra e Tirolit

Sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni është duke shkëlqyer në futbollin austriak me skuadrën e Tiorilit.

23 vjeçari i huazuar nga Juventusi te skuadra e Tirolit ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës austriake ndaj Wolfsbergerit me rezultat 5-1.

Vrioni i ka shënuar dy gola dhe një asistim në fitoren e sotme të Tirolit.

Sulmuesi i Tirolit i ka shënuar shtatë gola dhe një asistim në pesë ndeshjet e fundit duke e konfirmuar formën e tij jetësore.

Sulmuesi i Juventusit i ka shënuar 11 gola dhe dy asistime nga 13 ndeshje në këtë sezon me skuadrën e Tirolit.